Talenti i peshëngritjes shqiptare, Enkileda Carja, ka shkëlqyer në Kampionatin Europian për të rinj U-17 që po mbahet në Madrid, duke u shpallur kampione e trefishtë dhe duke thyer plot 6 rekorde europiane në kategorinë e peshës 63 kg.
Carja konfirmon veten si një prej yjeve më të mëdhenj të ardhshëm të sportit shqiptar, me një performancë mbresëlënëse që ka bërë jehonë në arenën ndërkombëtare.
Pamjet e ceremonisë ku luhej himni shqiptar janë ndarë edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili uroi sportisten për këtë sukses të jashtëzakonshëm.








