-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump: SHBA dhuroi 60 milionë dollarë për Gazën, por askush nuk falenderoi

Kryesoret

Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh të dielën se Shtetet e Bashkuara kanë dhuruar 60 milionë dollarë ndihma ushqimore për palestinezët në Rripin e Gazës, por sipas tij askush nuk ka falënderuar për këtë kontribut. Trump bëri deklaratën gjatë një takimi në Skoci, ku ishte i pranishëm edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ai theksoi se SHBA-të janë vendi i vetëm që ka dhënë ndihmë në këtë përmasa, duke shprehur zhgënjim për mungesën e vlerësimit nga ana e komunitetit ndërkombëtar. Ndërkohë, presidenti komentoi edhe për situatën në rajon, duke thënë se Izraeli duhet të marrë vendime të mëtejshme lidhur me negociatat me Hamasin dhe lirimin e pengjeve.

Kjo deklaratë vjen në një moment kur ndihmat amerikane për Fondacionin Humanitar për Gazën (GHF) kanë qenë objekt debati dhe kritikash, por Trump nuk dha detaje specifike për destinacionin apo llojin e ndihmës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit