Një 60-vjeçar në Cërrik është arestuar pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. 60-vjeçari e ka thyer masën duke shkuar në banesën e motrës së tij, e pajisur me urdhër mbrojtje ndaj tij.
Gjykata e Elbasanit i kishte caktuar 60-vjeçarit me iniciale D.K., masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për veprën penale “Dhuna në familje”.