Policia ka zbuluar detaje të reja lidhur me zhdukjen e 48-vjeçares nga Tropoja, që ka humbur kontaktet me familjen më 22 korrik.
Hetimet e filluara pas denoncimit të familjarëve çuan në arrestimin e bashkëshortit të saj, Imer Shpata 58 vjeç i dyshuar për dhunë sistematike ndaj gruas.
Në kontrollin e shtëpisë së tij, policia gjeti dy armë zjarri dhe telefonin celular të gruas në makinën e 58-vjeçarit, çka ngriti dyshime të forta për përfshirjen e tij në zhdukjen e 48-vjeçares.
58-vjeçari ka deklaruar se nuk di asgjë për vendndodhjen e gruas, ndërkohë që është larguar për në Durrës pas mbrëmjes së 22 korrikut.
48-vjeçarja nga Tropoja e zhdukur, dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti