Një depo e zakonshme në periferi të Lodit në Itali u shndërrua në një laborator të sofistikuar kanabisi, ku policia zbuloi më shumë se 200 bimë marijuane dhe 15 kilogramë drogë të paketuar për shitje.
Operacioni antidrogë i zhvilluar të hënën pasdite në Montanaso Lombardo çoi në arrestimin e dy personave një shqiptar dhe një francez të fshehur në dysheme, të dy me precedentë penalë për trafik droge.
Brenda hapësirës prej 1,000 m², autoritetet gjetën pesë dhoma të veçanta për kultivim, me ndriçim special, ventilim, dhoma tharjeje, pajisje paketimi dhe kamera sigurie një linjë e mirëfilltë prodhimi kanabisi.
Magazina ishte marrë me qira në emër të një gruaje lokale dhe kishte funksionuar për rreth një vit.
Vlera e investimit në objekt mendohet të shkojë deri në 600 mijë euro. Hetimet po vijojnë për të zbuluar rrjetin kriminal prapa këtij aktiviteti dhe burimet e financimit.