Armando Sadiku është lojtari më i ri i Belinzonës në Zvicër, ekip që luan në kategorinë e dytë. Lajmi është konfirmuar nga klubi i Zvicrës.
“Armando Sadiku është lojtari i ri i Belinzonës. Belinzona ka kënaqësinë të mirëpresë një sulmues të vërtetë me përvojë ndërkombëtare: Armando Sadiku. I lindur në vitin 1991, sulmuesi shqiptar me një karrierë të pasur dhe të respektuar ka veshur fanellat e klubeve të njohura si Zyrih, Lugano, Legia Varshavës dhe Levante”, lexohet në njoftimin e klubit nga Zvicra.