-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balliu për deklaratën e Altin Dumani: Justifikim i turpshëm për krimin elektoral

Kryesoret

Shefi i organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka reaguar në lidhje me konferencën e sotme të Kreut të SPAK, Altin Dumani. Balliu thotë se konferenca e Altin Dumanit ishte një justifikim i turpshëm për krimin elektoral. Ai shprehet se SPAK ka zgjedhur të heshtë përballë krimit elektoral.

“Kur Altin Dumani del e thotë se “strategjia e SPAK ka parandaluar krimin zgjedhor”, nuk flet si kryeprokuror, por si avokat i regjimit. Kjo nuk është drejtësi, është propagandë.

Mjafton të shohësh videot që ka publikuar lideri i opozitës, Sali Berisha, për të kuptuar se krimi elektoral jo vetëm nuk është parandaluar, por është organizuar nën bekimin e institucioneve të drejtësisë së kapur.

Mjafton të analizosh rezultatet absurde si rasti i Sara Milës apo Arken Ballës për të kuptuar se kutitë janë mbushur, jo votuar.

Mjafton të kujtosh zyrat elektorale ilegale, të ngritura në mënyrë mafioze nga PS, që sot janë zhdukur nga dosjet e drejtësisë si të mos kishin ekzistuar kurrë.

Deklarata e Dumanit nuk është gafë, por një akt politik. Një përpjekje për të mbuluar një krim kombëtar: vjedhjen e zgjedhjeve dhe dhunimin e pluralizmit.

SPAK ka zgjedhur të heshtë përballë krimit elektoral, sepse është bërë pjesë e tij.”, tha Balliu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit