Një aksident trafiku ka ndodhur në Skenderaj, ku si pasojë gjashtë persona u lënduan dhe një fëmijë ka humbur jetën.
Gjashtë personat e lënduar janë dërguar për mjekim në spital.
“Skenderaj, 24.07.2025, 19:32 Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave me vozitës meshkuj, njëri shtetas i huaj ndërsa tjetri kosovar. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar gjashtë viktimat, tri femra dhe tre meshkuj kosovarë. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa nga mjeku kujdestar është konfirmuar se njëra viktimë-femije, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit viktima dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh.