Ylli i muzikës botërore, Dua Lipa, ka marrë edhe shtetësinë e Kosovës, vendi nga rrjedh familja e saj.
Ajo u prit në një takim të veçantë nga presidentja Vjosa Osmani, ku ishin të pranishëm edhe dhjetëra fëmijë.
Dua ishte shoqëruar nga i ati, Dukagjin Lipa, i njohur për karrierën e tij muzikore në Prishtinë në vitet ’80.
Presidentja Osmani e përshkroi këngëtaren si një nga figurat më të rëndësishme kulturore të Kosovës.
Përveç shtetësisë britanike, Dua Lipës i është dhënë edhe shtetësia shqiptare në vitin 2022.