Policia e Tropojës ka arrestuar një 29-vjeçar me iniciale Gj.P., i cili ishte shpallur në në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.
Ai dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike, në vitin 2022, në fshatin Mserr.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.









