-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Putin: Operacioni në Ukrainë synon rikthimin e territoreve historike

Kryesoret

Presidenti rus Vladimir Putin ka theksuar se operacioni i Rusisë në Ukrainë nuk ka për qëllim zgjerimin territorial, por rikthimin e zonave që historikisht kanë qenë pjesë e Rusisë.

Ai gjithashtu siguroi se gjatë këtij operacioni nuk ka humbje të panevojshme në radhët e ushtrisë ruse.

Putin ripërsëriti se kushtet që Rusia ka vendosur për zgjidhjen e konfliktit ukrainas, të prezantuara në verën e vitit 2024, mbeten të paprekura dhe se qëllimet strategjike të Moskës nuk kanë pësuar ndryshime.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Rusisë dhe Ukrainës mbeten jashtëzakonisht të tensionuara, ndërsa komuniteti ndërkombëtar ndjek me vëmendje çdo zhvillim në terren.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit