-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bislimi: Kosova përfiton 2 milionë euro nga Korniza Investuese e BE-së

Kryesoret

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se i janë miratuar aplikimet në Kornizën për Investime të Bashkimit Evropian për rajonin e Ballkanit Perëndimor (WBIF). Bislimi tha se Kosova do të përfitojë mbi 2 milionë euro.

Korniza për Investime e BE-së për Ballkanin Perëndimor synon zhvillimin socio-ekonomik dhe të perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit.

“Përkundër faktit që vendi ynë ishte nën masa të padrejta të BE-së, vitin e kaluar aplikuam në thirrjet e Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF) me katër projekte në fushat e energjisë dhe digjitalizimit”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Sipas Bislimit, për projektet e energjisë shuma e granteve të asistencës teknike do të shkojë në mbi 800 mijë euro, ndërsa për ato të digjitalizimit në mbi 1 milion e 200 mijë euro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit