Një 21-vjeçar me origjinë nga Kosova, Pashtrik Krasniqi, ka humbur jetën tragjikisht në Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë.
Ngjarja ndodhi ndërsa ai po punonte në çmontimin e skelave pas rinovimit të një ndërtese.
Sipas mediave italiane, i riu dyshohet se preku aksidentalisht një kabllo elektrike me pulpën e këmbës, duke shkaktuar goditje fatale nga rryma.
Autoritetet po hetojnë rrethanat e aksidentit.