-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ Tentuan kalimin e 9 emigrantëve të paligjshëm në kufi, arrestohen 4 persona

Kryesoret

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar katër persona pasi transportonin 9 emigrantë me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

17-vjeçari u arrestua në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, duke drejtuar automjetin tip “Mercedez benz”, pa leje drejtimi. Ai po transportonte kundrejt fitimit, 9 emigrantë nga Egjipti, në drejtim të Shkodrës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. 17-vjeçari nuk iu bind urdhrit të punonjësit të policisë për kontroll, por braktisi automjetin dhe u largua.

Ndërsa Klajdi Bilbili 29 vjeç, Altin Alla 48 vjeç dyshohet se qarkullonin me automjetin tip “Fiat”, për të kontrolluar rrugën dhe për të sinjalizuar 17-vjeçarin, për prezencë të shërbimeve të Policisë. Ndërsa Danjel Dita 34 vjeç dyshohet se kishte rolin e organizatorit në këtë veprimtari kriminale.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjetet, 400 euro dhe 6 celularë.

Ndërsa materialet procedurale kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit