-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi denoncon: Vëzhguesit në Fier kanë votuar në emër të qytetarëve

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në rrjetin e tij social ka postuar një video denoncuese nga një qendër votimi në Fier në zgjedhjet e 11 majit. Sipas Bardhit, Belinda Balluku kishte dhënë garanci që krimi i tyre nuk do të ndëshkohej.

“VOTIM I KONTROLLUAR = FARSË ELEKTORALE

Shkelja e fshehtësisë së votimit është krim sipas nenit 327 të Kodit Penal që dënohet me 3 vjet burgim. Por në zgjedhjet e 11 Majit në qarkun Fier ajo ishte forma kriminale që patronazhistët të kontrollonin çdo votë që hidhet në kuti. Belinda Balluku kishte dhënë garanci që krimi i tyre nuk do të ndëshkohej, sepse Task Forca ishte alibi, jo mekanizëm për ndëshkimin e krimeve zgjedhore!

Në vetëm 4 orë regjistrim, sepse më pas patronazhistët i fikin kamerat e QV nr. 3153/1, rezulton se në shumicë dërrmuese nuk kanë votuar qytetarët, në mënyrë të lirë dhe të fshehtë, por vëzhguesit e PS në emër të tyre.

QV 3153/1, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier”, shkruan Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit