Ditën e sotme kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në orën 10:00 në SPAK për të zbatuar masën e sigurisë.
Berisha sipas vendimit duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë.
Berisha është përshëndetur me mbështetësit e tij që e prisnin jashtë ambienteve të SPAK-ut, ndërsa nuk ka dhënë deklarata për mediat.









