Jessie J ka zbuluar se është dërguar sërish në spital, gjashtë javë pas një operacioni për kancer në gji, për shkak të një infeksioni dhe lëngu në mushkëri.
Këngëtarja 37-vjeçare me anë të një postimi në rrjete sociale thotë se e është shtruar sërish në spital, ku më vonë mjekët i konfirmuan se ka një infeksion.
“E di që ka shumë njerëz që kanë kaluar të njëjtën gjë, ose diçka të ngjashme, dhe mund të mos bien dakord me atë që them – dhe kjo është në rregull.
Por për mua, dita e operacionit ishte fizikisht pika më e vështirë e gjithë kësaj rruge. Rikuperimi nuk është as i lehtë, as i shpejtë. Ndërsa emocionalisht ka qenë sfida më e madhe.
Si nënë e një fëmije të vogël, të mos jem në gjendje të jem nëna që jam zakonisht ka qenë shumë e vështirë.
Po ashtu, të detyrohem të ndryshoj të gjitha planet për karrierën time këtë vit, pas kaq shumë pune për t’u rikthyer, ka qenë shumë zhgënjyese. Por kjo është jeta.
Dhe mos më keqkuptoni – lajmi që nuk ka më kancer ishte fantastik. Por ky rezultat nuk e bëri fare më të lehtë rikuperimin fizik nga operacioni”, thotë ajo.









