Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në prokurorinë e Posaçme për zbatimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
Berisha në një deklaratë për mediat u shpreh se të Altin Dumani do të përgjigjet për mashtrimet para shqiptarëve. Ai thotë se Dumani është avokati kryesor i krimit elektoral.
“Në paraqitjen time lashë këtë shënim, Altin Troplinit alias Dumani është një mashtrues publik i rangut më të lartë i njëjtë me Ramaduron, deklaroj se paditë e sjella në SKAP me dhjetëra e dhjetëra padi për krime elektorale, pati amoralitetin e plotë, të mashtrojë shqiptarët se këto padi nuk kishin prova. E garantoj se do përgjigjet para shqiptarëve për këtë mashtrim publik dhe se parlamenti, opozita do të nisë punën pikërisht me zbërthimin e këtij mashtrimi publik”, tha Berisha.