Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se vodhi një automjet gjatë natës në bulevardin “Bajram Curri”, me synimin për ta çmontuar dhe shitur për pjesë këmbimi.
Ai është banor i Tiranës dhe ka qenë i dënuar më parë për të njëjtin lloj veprimi.
Makina e vjedhur u gjet pranë banesës së tij dhe u sekuestrua si provë materiale.








