-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kishte fshehur marokenin nën rimorkion e kamionit, procedohet 30-vjeçari në Qafë Thanë

Kryesoret

Policia Kufitare e Korçës ka goditur dy raste të paligjshmërive në pikë-kalimet kufitare Qafë Thanë dhe Goricë.

30-vjeçari me iniciale V.T., banues në Maqedoninë e veriut gjatë kontrollit në makinën e tij, policia i gjeti të fshehur nën rimorkio 1 maroken. 30-vjeçari u procedua penalisht për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ndërsa në pikën kufitare Goricë, gjatë kontrollit në makinën e A.T., 63 vjeç, banues në fshatin Zaroshkë, u gjetën produkte ushqimore dhe medikamente, të papajisura me fatura blerjeje. 63-vjeçari u procedua për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mallrat. Ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit