Kalifornia po përballet sërish me një sezon zjarresh shkatërruese. Situata më e rënduar paraqitet në kodrat e Pyllit Kombëtar Los Padres, duke shkaktuar evakuime emergjente dhe duke kërcënuar jetën dhe pronën e banorëve lokalë.
Brenda pak ditësh, flakët kanë përfshirë mbi 26,000 hektarë me shkurre të thata. Ndërsa afro 450 struktura janë në rrezik. Sipas autoriteteve lokale, tre persona janë lënduar deri tani si pasojë e flakëve ose përpjekjeve për evakuim.