Prej disa orësh po vijon zjarri në zonat e Çerkovicës dhe Dhivrit në bashkinë Finiq. Në terren për shuarjen e flakëve po punojnë ekipet e zjarrfikësve, të mbështetura nga Forcat e Armatosura, policia e shtetit dhe me ndërhyrje ajrore.
Gjithashtu në terren janë edhe strukturat e emergjencës, të cilët po ndihmojnë ë në evakuimin e banorëve që ndodhen pranë zonave të rrezikuara.
Ndërsa Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po vijon monitorimin e situatës dhe koordinimin me strukturat në vend për të garantuar eliminimin e rrezikut në zonë.