-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Abdixhiku takon ambasadorin britanik: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, fitore për demokracinë

Kryesoret

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka takuar sot ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Gjatë takimit ata kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, me fokus të veçantë në vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me situatën në Kuvendin e Kosovës.

Abxhiku ka thënë se qëndrimi i LDK-së për këtë çështje ka qenë i palëkundur dhe se vendimi i Gjykatës përbën një fitore të madhe për demokracinë dhe Republikën e Kosovës.

“Ky vendim konfirmon plotësisht të drejtën e kërkesës dhe lëndës që ne e kemi dorëzuar si LDK – dhe përforcon qëndrimin tonë të qartë, të mbajtur që nga dita e parë: se demokracia nuk mund të shtypet, e Kushtetuta nuk mund të shkelet,” ka shprehur Abdixhiku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit