Ka përfunduar seanca në GJKKO për Ilir Metën, i cili kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të lehtë.
Seanca u shty, pasi gjyqtari Erjon Bani shpalli moskompetencën për të vendosur për këtë kërkesë.
Sipas avokatit Kujtim Cakrani, Meta duhet të lirohet, pasi SPAK ka përfunduar hetimet dhe nuk ka më arsye ligjore për mbajtjen në paraburgim.
Meta akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë, për çështjet CEZ-DIA, lobimin në SHBA dhe marrëdhënie të dyshuara korruptive me biznesmenë.
Për të njëjtat dosje po hetohen në gjendje të lirë edhe Monika Kryemadhi dhe Pirro Xhixho.









