-sidi education-spot_img
26.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

UEFA i jep 10.8 milionë euro Rusisë, klubet ukrainase mbeten pa mbështetje

Kryesoret

Pavarësisht pezullimit nga garat ndërkombëtare pas pushtimit të Ukrainës, klubet ruse të futbollit kanë përfituar mbi 10.8 milionë euro nga fondet e solidaritetit të UEFA-s për sezonet 2022-2025, sipas The Guardian.

Ndërkohë, pesë klube ukrainase nuk kanë marrë asnjë pagesë, me arsyetimin se ndodhen në “zona lufte”.

Ata e kanë denoncuar situatën në një letër drejtuar presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, duke e quajtur vendimin të padrejtë dhe të pakuptueshëm.

UEFA ende nuk ka reaguar zyrtarisht, ndërsa kritikat për qëndrimin e saj ndaj Rusisë po shtohen.

Ndër shqetësimet e ngritura është edhe fakti se Rusia vijon të marrë pikë në renditje, pavarësisht pezullimit të klubeve të saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit