Hamas akuzon kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu se dëshiron të “heqë qafe” pengjet që mbahen në Gaza, rreth 50 persona që janë kapur që nga sulmi i 7 tetorit 2023.
Sipas Hamasit, plani i Netanyahut për një pushtim të plotë të Gazës do të “sakrifikojë” pengjet për interesa personale dhe është një “grusht shteti” ndaj negociatave për armëpushim.
Sonte pritet të mbahet një takim i kabinetit të sigurisë izraelite për të diskutuar më në detaje këtë propozim.









