Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga shkolla e re “Angela Merkel” në Kamëz, duke e cilësuar atë si një “xhevahir arkitektonik” dhe shembull të shkollave moderne të ndërtuara për gjeneratën e re.
Institucioni arsimor është projektuar nga studioja shqiptare “CommonSense” dhe mban emrin e ish-kancelares gjermane, në shenjë mirënjohjeje për ndihmën pas tërmetit të vitit 2019.
Investimi është realizuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me mbështetjen e qeverisë shqiptare dhe në bashkëpunim me Bashkinë Kamëz.
Rama theksoi se nxënësit dhe mësuesit tashmë kanë kushte të krahasueshme me shkollat më të mira në Europë.









