Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen i bëri thirrje Izraelit që të rishqyrtojë vendimin për zgjerimin e mëtejshëm të operacioneve ushtarake në Rripin e Gazës. Von der Leyen theksoi nevojën urgjente për një armëpushim dhe për ndihmë humanitare të papenguar në zonë.
“Të gjithë pengjet, të cilët po mbahen në kushte çnjerëzore, duhet të lirohen,” tha ajo.
“Ndihma humanitare duhet të ketë qasje të menjëhershme dhe të papenguar në Gaza për të ofruar atë që nevojitet urgjentisht në terren,” shtoi von der Leyen.
Më pas ajo nënvizoi se “Një armëpushim është i nevojshëm tani.”









