Elhan Kastrati do të vazhdojë karrierën e tij te skuadra gjermane e Eintracht Braunschweig.
Portieri i Kombëtares Shqiptare, 28-vjeçar ka firmosur një kontratë që e lidh me “Luanët” deri në vitin 2027 dhe do të mbajë numrin 13.
Drejtori sportiv i klubit gjerman, Benjamin Kessel, u shpreh entuziast për afrimin e Kastratit, ndërsa përveç eksperiencës vlerëson edhe forcën e madhe mendore dhe ambicien e shqiptarit.









