Përfaqësuesi special i presidentit Donald Trump, Richard Grenell në një intervistë për Klan Kosova, ka treguar se administrata Trump do të përfshihet hap pas hapi në çështjen e Kosovës.
“Mendoj se do të shkojmë hap pas hapi. Sigurisht jemi plotësisht të angazhuar në këto çështje, por siç e thashë, po bëjmë zhvillim ekonomik gjithandej botës. Ky është fokusi”, tha Grenell.
Ai shtoi edhe se nuk ka më kthim mbrapa për asgjë nga temat e vjetra për të korrigjuar kufijtë.
“Mendoj se planet kanë qenë gjithmonë plani ekonomik. Nuk ka kthim mbrapa në asgjë. Ne gjithmonë jemi përqendruar në zhvillim ekonomik si shtytës për zgjidhje të problemeve dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha ai.