-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndahet nga jeta James Lovell, komandanti legjendar i Apollo 13

Kryesoret

Në moshën 97-vjeçare është ndarë nga jeta James Lovell, astronauti që udhëhoqi misionin dramatik Apollo 13 dhe e ktheu me sukses në Tokë, duke shpëtuar jetën e ekuipazhit.

NASA dha lajmin për ndarjen e tij, ndërsa familja e kujtoi si një njeri të jashtëzakonshëm, baba, gjysh dhe hero të vërtetë.

Lovell mbeti në histori për gjakftohtësinë e tij pas shpërthimit në bord, kur qëllimi i vetëm u bë: kthimi në shtëpi.

Fraza e tij “Houston, kemi pasur një problem” u kthye në simbol të vendosmërisë dhe qetësisë përballë rrezikut.

Me largimin e tij mbyllet një epokë e artë e ëndrrës hapësinore – ajo që nuk kishte të bëjë vetëm me Hënën, por me kthimin e sigurt në Tokë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit