Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë u zhvillua ceremonia për nder të Kryekomisar Janaq Zarkës, i cili pas 41 viteve karrierë në Polici, duke shërbyer në sektorë të rëndësishëm si Policia Shkencore, Hetimi i Krimit dhe Qarkullimi Rrugor, përfundoi me dinjitet një rrugëtim të gjatë dhe të suksesshëm.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, i dorëzoi certifikatën e karrierës si njohje për kontributin e tij të çmuar, ndërsa Drejtori i DVP Vlorë, Elidon Çela, theksoi rolin e tij si shembull profesional dhe njerëzor në strukturën vendore.
Në fjalën e tij, Kryekomisar Zarka falënderoi kolegët dhe drejtuesit, duke e cilësuar Policinë si familjen e tij të dytë dhe shprehu krenarinë për shërbimin e dhënë.
Policia e Shtetit i uron shëndet dhe suksese në kapitullin e ri të jetës.