Është ekstraduar nga Italia në Shqipëri E. C., alias Edison Gjoka, 32 vjeç, i kërkuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Pas një bashkëpunimi të ngushtë mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u bë i mundur finalizimi i ekstradimit të tij.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në prill 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”.
Pas mbërritjes në Rinas dhe përfundimit të procedurave përkatëse, ai iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.