Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla në rrjetin e tij social ka reaguar pas vrasjes së trefishtë që ndodhi sot në Gjilan. Sveçla shprehet i tronditur dhe përcjell ngushëllimet familjeve të viktimave.
Ai thotë se institucionet e drejtësisë si Prokuroria dhe Gjyqësori po i trajtojnë me tolerancë rastet e rënda kriminale.
“Sipas informacioneve, i dyshuari kryesor i vrasjes së sotme ka qenë i arrestuar vitin e kaluar nga Policia e Kosovës për fajde, ndërkaq neglizhenca dhe tolerimi nga ana e sistemit të drejtësisë po na sjellin në pikën ku jemi sot.
Është momenti i fundit që këto institucione të reflektojnë e të mos ketë tolerim për asnjë kriminel e asnjë veprimtari kriminale. Qytetarët duhet ta kenë shtetin garant të sigurisë dhe jo të ndihen të frikësuar.”, shprehet Sveçla.