Kryetari i PD-së, Sali Berisha, nga selia blu denoncoi sot drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, për moshetimin e dosjes “McGonigal”.
Sipas tij, Dumani po mbron kryeministrin Edi Rama, Agron Nezën dhe Dorian Duçkën, duke mos hapur këtë hetim.
Berisha tha se ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal, i përfshirë në një aferë të madhe me lidhje në Shqipëri dhe Kosovë, është “mbrojtur nga SPAK” dhe se opozita do të krijojë komision hetimor parlamentar për ta hetuar atë dhe lidhjet e tij me Ramën.
McGonigal është dënuar nga gjykata federale e SHBA-së për shkelje të besimit publik, lidhur me pagesat që mori nga Agron Neza dhe mosdeklarimin e kontakteve me zyrtarë shqiptarë, përfshirë Ramën.









