Mëngjesin e sotëm u shemb me tritol një objekt trekatësh në zonën e Radhimës.
Që prej më shumë se 4 javësh po vazhdon aksioni në gjithë vendin për prishjen e objekteve të ndërtuara pa leje.
IKMT ndërhyri në këtë godinë buzë detit pasi rezultoi se objekti nuk kishte lejen e duhur.
Shembja me tritol është pjesë e vijimit të këtij aksioni për zbatimin e ligjit ndaj ndërtimeve të paligjshme.








