Popullsia e Shqipërisë po vazhdon të bjerë. Në tremujorin e dytë të vitit 2025, janë regjistruar 4,982 lindje, që është 7.4% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku kishim 5,380 lindje.
Nga raporti i INSTAT-it kuptojmë se shtesa natyrore e popullsisë ka qenë paksa pozitive, sepse lindjet ishin 48 më shumë se vdekjet, që ishin 4,934, edhe ato në rënie me 3.7% krahasuar me vitin 2024.
Tirana mbetet qarku me më shumë lindje, me 1,982 bebe të sapolindur, ndërsa Gjirokastra ka numrin më të ulët, vetëm 74 lindje.
Kukësi ka patur rritjen më të madhe në përqindje me 6.5%, ndërsa Korça ka rënë më shumë me 26%.
Rënia e lindjeve po reflektohet edhe te shpenzimet për bonusin e bebeve, që këtë vit kanë rënë me 71 milionë lekë.
Janar-qershor 2025 janë shpenzuar 500 milionë lekë për bonuset, ndërsa një vit më parë ishin 571 milionë lekë.