Katër fshatra janë djegur plotësisht dhe katër të tjerë janë dëmtuar nga zjarri që po përhapet në zonë. 9 banorë janë evakuuar sepse rrezikonin jetën.
Flakët kanë përfshirë edhe pyllin e Koshnicës, dhe policia ka krijuar një kordon sigurie për ta kontrolluar situatën.
Banorët fillimisht nuk donin të largoheshin, por pas insistimit të emergjencave u detyruan të evakuoheshin.
Ka pasur edhe disa të lënduar, mes tyre 4 gra, që janë në spital, por fatmirësisht pa rrezik për jetën.
Forcat operacionale po punojnë shumë që të ndalin përhapjen e zjarrit dhe ta lokalizojnë sa më shpejt. Nuk ka pasur ndonjëherë një zjarr kaq të madh në këtë zonë.