-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet një shqiptar në Itali, sekuestrohen 700 mijë euro

Kryesoret

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.

Guardia di Finanza e Breshias në kuadër të operacionit “Tornado” ka sekuestruar mbi 700 mijë euro cash, pasuri të paluajtshme, aksione kompanish dhe llogari bankare të lidhura me të.

Nga hetimet është zbuluar një standard jetese luksoz i shqiptarit, i pajustifikueshëm nga të ardhurat e deklaruara. Ai përdorte makina luksoze, kishte prona të regjistruara në emra personash të tretë, llogari bankare jashtë vendit dhe kryente shpenzime që ngrejnë dyshime të forta.

Shqiptari luante rol të rëndësishëm në qarkullimin e lëndëve narkotike dhe menaxhimin e fitimeve të paligjshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit