Zjarri që ka përfshirë Delvinën, tani është përhapur edhe në territorin e bashkisë Gjirokastër.
Për shkak të erës flakët janë përhapur dhe po paraqesin një kërcënim serioz për qytetin e Gjirokastrës dhe fshatin Lazarat.
Ndërkohë forcat zjarrfikëse të Gjirokastrës po luftojnë për ta ndalur përhapjen e flakëve, të ndihmuara nga disa banorë të Lazaratit, të cilët po përballen me zjarrin në majën e Sopotit