Detaje të reja kanë dal nga vrasja me thikë e 14-vjeçarit në fshatin Pirg të Maliqit. Viktima së bashku me autorin 14-vjeçar në fillim kanë qenë duke biseduar në lokal, më pas kanë nisur që të debatojnë.
Ata kanë përdorur thikën dhe ka mbetur i plagosur Erald Xhejo, i cili ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra.
Autori ka qenë në shoqërinë e katër personave të tjerë, gjithashtu të mitur, ndërsa viktima me dy të tjerë.
Ndërkohë policia ka shoqëruar të gjithë personat e përfshirë, teksa po kryen hetimet mbi motivet dhe dinamikën e plotë të ngjarjes së rëndë.