Rusia dhe Ukraina realizuan sot një tjetër shkëmbim të të burgosurve të luftës, konfirmuan Ministria ruse e Mbrojtjes dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë 84 ushtarakë rusë janë kthyer nga territoret nën kontrollin e regjimit të Kievit. Ndërsa n këmbim, forcat e armatosura ukrainase morën 84 të burgosur lufte.
“Ndër civilët e liruar sot janë persona të arrestuar që nga viti 2014, 2016 dhe 2017,” shkroi presidenti Zelensky në një postim në rrjetin social X.
Ai shtoi gjithashtu se “mes ushtarakëve të liruar janë mbrojtësit e Mariupolit.”