Në një deklaratë të befasishme gjatë konferencës së përbashkët me Donald Trump, presidenti rus Vladimir Putin tha se lufta në Ukrainë mund të ishte shmangur nëse Trump do të ishte në pushtet në vitin 2022.
Ai e cilësoi Ukrainën si një “shtet vëlla” dhe e përshkroi konfliktin si një “tragjedi”.
Putin theksoi se për zgjidhje të qëndrueshme është e nevojshme të merren parasysh shqetësimet legjitime të sigurisë së Rusisë dhe njëkohësisht të garantohet siguria e Ukrainës.
Ai vlerësoi përpjekjet e Trump për paqe dhe shprehu shpresë se marrëveshja që po ndërtohet nuk do të zhbëhet nga Evropa apo Kievi.
Presidenti rus shtoi se takimi ishte i rëndësishëm për të rifilluar bashkëpunimin SHBA-Rusi në fusha si teknologjia, siguria ndërkombëtare dhe marrëdhëniet diplomatike, duke theksuar se “është koha për të kthyer faqen” në marrëdhëniet mes dy vendeve.