Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se janë duke u bërë përpjekje aktive për të arritur një armëpushim në Ukrainë, ndërsa po ushtrohet një presion i vazhdueshëm mbi Rusinë.
Në një intervistë gjatë takimit me liderët evropianë në Shtëpinë e Bardhë, Merz theksoi se objektivi është që të fillojnë bisedimet për armëpushimin në takimin e ardhshëm, duke shtuar se kjo është një nga prioritetet kryesore të politikës evropiane.
“Po përpiqemi të punojmë drejt një armëpushimi dhe po ushtrojmë presion mbi Rusinë.
Do të doja ta shihja këtë duke filluar në takimin e ardhshëm”, tha Merz, duke theksuar rëndësinë e një zgjidhjeje paqësore për të ndaluar shkatërrimin e Ukrainës.








