-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump synon hetim ndaj muzeve në Uashington: Smithsonian ka dalë jashtë kontrollit

Kryesoret

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se i ka kërkuar këshilltarëve të tij ligjorë të nisin hetime ndaj muzeve në Uashington, veçanërisht ndaj Institutit Smithsonian, duke akuzuar këto institucione se paraqesin vetëm një anë negative të historisë amerikane.

Në një postim, Trump u shpreh se Smithsonian “flasin vetëm për sa e tmerrshme ka qenë Amerika, për skllavërinë dhe për paaftësinë e të shtypurve,” duke kritikuar mungesën e theksit te “suksesi, inteligjenca dhe e ardhmja”.

Ai shtoi se do të aplikojë të njëjtin model presioni si ndaj universiteteve, ku, sipas tij, është arritur “përparim i jashtëzakonshëm”.

Kjo lëvizje e re e Trump pritet të shkaktojë debat të gjerë mbi ndërhyrjen politike në institucionet kulturore dhe rolin e tyre në paraqitjen e historisë amerikane.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit