Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Ragusa, i akuzuar për shantazh dhe zhvatje ndaj ish-pronarit të tij.
Ai i kërkonte ish-punëdhënësit shuma të përsëritura parash, nga 2.500 deri në 4.000 euro, çdo 30-40 ditë, duke e kërcënuar me dhunë dhe dëmtim të pajisjeve bujqësore.
Arrestimi u krye në flagrancë gjatë një dorëzimi të kontrolluar prej 1.400 eurosh, i monitoruar nga policia.
I dyshuari u ndalua menjëherë pas marrjes së parave dhe u dërgua në burgun e Ragusës, në pritje të procedurave gjyqësore.