Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, arrestoi në flagrancë Stiven Muçën, 28 vjeç, i dyshuar se ndihmonte emigrantët nga vendet e treta të kalonin ilegalisht kufirin kundrejt pagesës prej 600 eurosh për person.
Gjatë operacionit, ai po transportonte 5 emigrantë drejt Malit të Zi.
Hetimet vazhdojnë për kapjen e personave të tjerë të përfshirë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.
/5pyetjet.al