-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të shtëna në Kombinat pas sherri mes të rinjve, dy të arrestuar

Kryesoret

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në zonën e Kombinatit, ku pas një konflikti mes disa të rinjve, u qëllua me armë zjarri në drejtim të një automjeti. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në kuadër të operacionit “Quick Response” u arrestuan dy persona: O.A(V)., 28 vjeç, autor i të shtënave, dhe S.B., 30 vjeç, që dyshohet se drejtonte automjetin nga ku u qëllua.

Po ashtu, janë proceduar penalisht katër persona të tjerë të përfshirë në konfliktin fizik që parapriu të shtënat.

Policia ka sekuestruar automjetin e përdorur, ndërsa vijojnë kërkimet për armën e zjarrit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit