-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Anglia ka mbaruar”/ “Sunday Times”: Shqiptarët kthehen vullnetarisht nga Britania, ja sa para marrin nga qeveria

Kryesoret

Gazeta britanike Sunday Times ka realizuar një reportazh nga Kukësi, duke sjellë rrëfimin e disa shqiptarëve që janë kthyer vullnetarisht nga Britania e Madhe, duke përfituar edhe nga një skemë financiare prej 1.200 paundësh e ofruar nga qeveria angleze.

Në qendër të shkrimit është Ardit Shehu, 32 vjeç, i cili pasi iu refuzua azili, vendosi të kthehej në Shqipëri. Ai citohet me një theks londinez duke thënë: “Bro, tani Anglia është e mbaruar.”

Artikulli vë në dukje se pas marrëveshjes së vitit 2022 mes kryeministrit britanik Rishi Sunak dhe Edi Ramës, është zbatuar një program për kthimin e shpejtë të shqiptarëve, duke çuar në deportimin e mbi 13,000 personave – trefishi i atyre që deportoheshin gjatë dekadës së fundit.

Sipas gazetës, kjo fushatë ka ndikuar ndjeshëm në uljen e mbërritjeve me gomone nga Shqipëria, që janë reduktuar me 95%.

Në rrëfimet e qytetarëve të intervistuar në Kukës, theksohet se shqiptarët ndiheshin të diskriminuar nga autoritetet britanike, ndërsa punonin në të zezë në ndërtim apo sektorë informalë. Një ish-emigrant nga Barking tha: “Policia na ndalonte vetëm sepse ishim shqiptarë.”

Edval Zoto, që ka drejtuar një projekt kundër emigracionit të paligjshëm të financuar nga Britania, tha se marrëveshja nuk po përdoret politikisht nga Tirana, përveç ruajtjes së lidhjeve me qeverinë britanike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit