Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar në rrjetet sociale duke publikuar një video të kryeministrit Edi Rama ku premton ndërtimin e katër aeroporteve deri në vitin 2025.
Sipas Vasilit, ky premtim është një mashtrim, pasi Shqipëria vijon të ketë vetëm një aeroport funksional, atë të Rinasit.
Ai e cilëson Ramën si të paaftë dhe të pandërgjegjshëm për premtimet që jep, ndërsa e quan sezonin turistik të këtij viti një “dështim të paralajmëruar”.